|
Përshëndetje nga Kisha Biblike Durrës
Perëndia na ka vendosur në këtë qytet dhe ne jemi duke e lavdëruar Atë dhe duke këshilluar cdo njeri përmes fjalës së Perëndisë që të transformohen në imazhin e Krishtit dhe të shërbejnë në misionin e Perëndisë në këtë botë.
Kemi zhvilluar fort sistemin e dishepullizimit një me një (në mënyrë individuale) si një mundësi e fuqishme për të shërbyer në trupin e Krishtit duke rritur dhe forcuar besimtarët për të përmushur misionin që Jezus Krishti na ka lënë të bëjmë në këtë tokë.
Nqs ju jeni një i/e krishterë qe sapo keni filluar nga ana shpirtërore dhe keni pyetje për Perëndinë ose nqs ju jeni një
kristian i/e përkushtuar dhe kërkoni të njihni Perëndinë më mirë ju mund të gjeni një familje te Kisha Biblike Durrës.
Jemi duke lavdëruar Perëndinë përmes shpalljes së fjalës së Tij dhe duke e adhuruar atë me jetën tonë dhe me muzikë.
Ne e studiojmë fjalën e Perëndisë që ta ndajmë drejt atë dhe ta zbatojmë në jetën e përditshme duke i dhënë atij Lavdi.
Konsiderojmë një privilegj nga Perëndia që na është besuar Fjala e Tij e Shenjtë dhe që të ndajmë të vërtetën e Tij
në botë duke kërkuar atë që ka humbur për shpëtimin e tij përmes besimit në Jezus Krishtin.
Nqs ju dëshironi të dini të VËRTETËN dhe të keni një mardhënie REALE me PERËNDINE jeni të mirëpritur te Kisha Biblike Durrës.
Sazan Hoxhaj
Pastor
|