ENGLISH


Hyrje | Rreth Nesh | Cfare Besojmë | Misioni Ynë | ShërbimetKontakt  | Sfidë | Audio

 








SHERBESA E SE DIELES
Libri i Efesianeve 10:00


E DIELE PASDITE 17:00


LUTJE dhe kohe vllazerimi me njeri tjetrin ne Zotin Jezus Krisht


SHERBESA E TE MERKURES

Ora 17:00
Studim Bible

SHKOLLA BIBLIKE
Te Premten ora 17:00

- 23 Cilesite
- Si te studiojme Biblen
- Marredheniet, fejesa, martesa
- Filozofia e Dishepullizimit
- Dhuntite Frymerore
- Doktrinat
- Sektet dhe Kultet
- Historia e Kishes

E SHTUNE 10:00

Femijet





 







DEKLARATA E BESIMIT

Fjala e Perëndisë është zbulesa e shkruar e Perëndisë, pa gabim, dhe përbën zbulesën e plotë dhe përfundimtare të Zotit për njeriun. Bibla është bërë nga 39-të libra të Dhiatës së Vjetër dhe 27-të libra të Dhiatës së Re.

Perëndia është vetëm një Zot i gjallë e i vërtetë, dhe ekziston në tre persona: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë, secili njëlloj, meritojnë adhurim dhe bindje.

Jezus Krishti është Perëndia Bir, lindi nga një virgjëreshë, jetoi 33 ½ vjet mbi Tokë pa mëkat, vdiq mbi kryqin e Kalvarit, u varros dhe u ringjall të tretën ditë. Pastaj u ngjit në qiell dhe tani është në të djathtën e Perëndisë Atë duke ndërmjetësuar për ne.

Fryma e Shenjtë bind botën për mëkat dhe drejtësi, dhe banon në trupat e besimtarëve që nga momenti i shpëtimit. Ai na vulos deri në ditën e shpengimit, dhe u jep besimtarëve dhunti për t'i shërbyer Zotit dhe njeri-tjetrit.

Njeriu, pas rënies së Adamit, lind me natyrën mëkatare, dhe është i paaftë të bëjë ç’ka i pëlqen Perëndisë.

Shpëtimi, është tërësisht prej Perëndisë, me anë të hirit, nëpërmjet besimit, i bazuar në çlirimin nëpërmjet Jezus Krishtit, si meritë e gjakut te Tij të derdhur dhe jo i bazuar nga veprat njerëzore. Shpëtimi ynë është i sigurt dhe është e pamundur ta humbasim atë pasi të shpëtohemi.

Dhuntitë frymërore u janë dhënë besimtarëve për ndërtimin e trupit të Krishtit. Dhuntitë që karakterizohen si “shenja” (gjuhë të panjohura, shërim me besim, mrekulli) nuk janë në veprim sot por ishin në një kohë të kufizuar për të vërtetuar fjalën e Perëndisë. Ne pranojmë që Perëndia bën mrekulli sot, por jo si dhunti që çdo besimtar mund t’i marrë sot.

Kisha, siç është përdorur në Bibël, ka dy kuptime. Së pari, përfaqëson të gjithë besimtarët të rilindur nga koha e Jezusit vetë. Gjithashtu, përfaqëson asamble të besimtarëve në lokalitete të veçanta - d.m.th. kisha lokale. Kisha lokale duhet të ketë anëtarë që janë të rilindur, dhe ka autoritetin të kryejë urdhërimet e pagëzimit dhe darkës së Zotit. Kisha lokale është mjeti Biblik për të kryer shërbimin e Perëndisë mbi Tokë.

Satani
është armiku i deklaruar i Perëndisë dhe i njeriut. Ai është perëndia i kësaj bote sot, në kuptimin që ai kontrollon sistemin e botës së sotme. Ai do të përfundojë përjetësisht në liqenin e zjarrtë.

Vdekje do të thotë ndarje dhe jo asgjesim. Atëherë, vdekja fizike karakterizohet nga ndarja e frymës nga trupi (vdekja e parë). Vdekja shpirtërore karakterizohet nga ndarja e shpirtit nga Perëndia (vdekja e dyte). Çdo person që lind vetëm fizikisht, përjeton vdekjen fizike dhe shpirtërore, kurse çdo person që është rilindur (nga Fryma) përjeton vetëm vdekjen fizike.

Ngjarjet e fundit do të kalojnë sipas kësaj renditjeje: A) Ngjarja tjetër nga Perëndia është Marrja e Kishës, kaluar nga B) një periudhë (rreth) 7 vjeçare që karakterizohet me shumë vuajtje për shkak se Perëndia derdh zemërimin e Tij mbi Tokë. C) Në fund të 7 vjetëve, Jezusi do të kthehet fizikisht në Tokë për të vendosur mbretërinë e Tij 1000 vjecare. D) Në fund të 1000 vjetëve, vjen gjykimi i fundit i gjithë të pashpëtuarve. E) Më në fund do të vendosen Toka e re, Qielli i ri dhe Jeruzalemi i ri dhe do të jetojmë në paqe, dashuri dhe harmoni në përjetësi.



   




 
Hyrje | Rreth Nesh | Cfare Besojme | Misioni Yne | Sherbimet | Kontakt | Sfide | Audio

Copyright © 2006, Kisha Biblike Baptiste Durres